Categories Kuriozitete

Një natë me kunatin e motrës e bëri më konfuze, 34-vjeçarja : Ai ka familje, si ta harroj

Një rrëfim i trishtë ka ardhur në inboxin e psikologes Diedre. Një 34-vjeçare ka rrëfyer se është e dashuruar me kunatin e motrës së saj, por ai nuk ndihet njësoj. Zemra e saj është e thyer, pasi tregon se e ka dashur për 10 vite, ndërkohë ai sot është me fëmijë.

“E dashur Diedre, kalova një natë me burrin që kam dashur për 10 vitesh. Ai nuk e dinte këtë gjë, ndërkohë që ai nuk mund të jetë i imi kurrë. Ai ka ndërtuar familjen e tij, është baba i dy fëmijëve. Burri në fjalë është vëllai i burrit të motrës. 10 vite më parë, kur motra u njoh me bashkëshortin e saj, unë dhe ai i shoqëronim. Të gjithë thonin se ne të dy do ishim bashkë. Keshtu mendoja edhe unë, por ai jo. Në ato kohë mora vesh se ai ishte në një lidhje.

Kjo lidhje e tyre zgjati, madje sot janë të martuar dhe kanë të fëmijë. Unë nga ana tjetër jam beqare pasi asnjë lidhje nuk ka funksionuar sepse unë dashuroj ende atë. Ai pa kuptuar u rikthye në jetën time. Më mori në telefon para një muaji, pasi kishte nevojë për dikë që të fliste, pasi kishte pasur debate me gruan. Një gjë ndoqi tjetrën, në një moment u çova dhe e përqafova për ta ngushëlluar. Përveç kësaj, e putha dhe ai nuk më ndaloi.

Pa kuptuar, ishim në shtrat bashkë. Për mua ishte ëndërr, por ai sapo u zgjua në mëngjes më tha se ishte një gabim i madh dhe se nuk do e bënte kurrë më. Problemi është se pas asaj nate unë e dua më shumë, dhe më lëndon fakti se ai nuk do jetë kurrë me mua. Si ta harroj?”, shprehet e reja.

Ndërkohë psikologia i përgjigjet: Shmangi sa më shumë kontaktet me të, pavarësisht se është vëllai i partnerit të motrës. Ai nuk do e braktisë familjen tënde për ty, ti duhet të shikosh jetën tënde. Ndjenja që ke në zemër do largohet, por përpiqu që të njohësh njerëz të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME