Categories Lajme

2021 pak lindje / Në 6 muajt e parë 2700 bebe më pak se në 2020

Lindshmëria e shqiptarëve po pakësohet ndjeshëm vit pas viti duke krijuar një situatë mjaft shqetësuese. Të dhënat e Instat flasin për një tkurrje të lindjeve në 6-mujorin e parë të vitit, pasi erdhën në jetë vetëm 12 mijë foshnja, rreth 2 700 më pak se kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Lindjet janë pakësuar në 10 qarqe të vendit në tremujorin e dytë të vitit, ku rënia më e madhe është shënuar në Tiranë që edhe pse ka numrin më të lartë të totalit të lindshmërisë regjistroi 201 bebe më pak, ndjekur nga qarku i Elbasanit me një rënie prej 141 lindje dhe ai i Korçës me 74 foshnja më pak se e njëjta periudhë e vitit që lamë pas.

Ndërsa dy qarqet e vetme që kanë njohur rritje të lindshmërisë në muajt prill-qershor janë ai i Shkodrës dhe Kukësit, përkatësisht me 49 dhe 21 foshnja më shumë të ardhura në jetë në fund të periudhës.

Megjithatë, më shqetësuese situata paraqitet në qarkun e Gjirokastrës që në tremujorin e dytë u regjistruan vetëm 92 lindje, nga rreth 6 mijë lindje në total për këtë periudhë.

Në dekadën e fundit kanë lindur mesatarisht 32. 2 mijë persona, ku numri më i lartë i lindjeve regjistrohet më 2014 më 35.7 mijë lindje, e që prej asaj periudhe ka ardhur duke u pakësuar për të mbërritur në 2020 në rreth 28 mijë lindje, që shënon edhe numrin më të ulët të lindshmërisë.

Pavarësisht përpjekjeve për të nxitur lindshmërinë, duket se politikat e ndërmarra nuk kanë dhënë efektin e pritshëm përfshirë këtu edhe bonusin e bebes, një program që nisi zbatimin prej vitit 2019 pasi vendi duket se tashmë ka hyrë në një spirale të parikuperueshme pasi shtesa natyrore, pra diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve po shkon thuajse drejt zeros. T Ch.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME