Categories Lajme

Goditën efektivët që donin t’ju ndalonin muzikën pas orës policore, arrestohen tre të “fortët” në Elbasan (EMRAT)

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e Patrullës së Përgjithshme. Në pranga kanë rënë Jani Tafani, 52 vjeç, Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan,  lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur dhe gjeneronte muzikë.

Në momentin që ka shkuar Patrulla e Përgjithshme për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, shtetasit e lartpërmendur, që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit.

Njoftimi i policisë: Kundërshtuan dhe go ditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, vihen në pranga tre shtetas. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i lokalit,i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit Jani  Tafani, 52 vjeç,  Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan,  lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur dhe gjeneronte muzikë.

Në momentin që ka shkuar Patrulla e Përgjithshme për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, shtetasit e lartpërmendur, që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu nga shërbimet e  Policisë, në bazë të Aktit Normativ, pronari i lokalit shtetasi R.T., është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME