Categories Lajme

Itali/ Zbulohet mesazhi i babait shqiptar për djalin që ishte me pushime: Mos u ngjit lart…

“Mos u ngjit lart, nuk do të të pëlqejë ajo që do të gjesh”, ishte letra e fundit që i la të birit Shkëlqim Bedeli, autori i k rimit m akabër në Itali.

Para se të vriste veten, 56-vjeçari i la këtë mesazh djalit, i cili kishte shkuar me pushime dhe e kishte vendosur në një tabelë para se të hynte në apartament. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Martino të Italisë në mëngjesin e dy ditëve më parë.

Shkëlqim Bedeli, 55-vjeç dhe Shegushe Paeshti, 55-vjeç, burrë e grua që kanë jetuar në Itali për gati 20 vjet u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Ishte një nga fëmijët e çiftit që kishte dhënë alarmin në polici, pasi prej ditësh nuk po mund të kontaktonte dot me prindërit e tij.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse që bënë të mundur hapjen e derës, burri, Shkëlqim Bedeli u gjet i v arur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte e lidhur në kangjella, raportojnë mediet italiane.

Hetimet e mëvonshme, në bashkëpunim me SIS (Seksioni i H etimeve Shkencore) dhe mjeku ligjor, të koordinuar nga prokurori Alessio Bernardi, dolën në konkluzionin se burri fillimisht e mbyti gruan e tij dhe më pas e lidhi atë në kangjella dhe menjëherë më pas v ari veten.

Ai e lidhi veten me një litar në kangjella dhe më pas e la veten të lirë duke u hedhur nga ballkoni, kësisoj duke i dhënë fund jetës.

Në vendin e ngjarjes, karabinierët gjithashtu gjetën dy letra, të shkruara në kompjuter, njëra drejtuar fëmijëve dhe tjetra autoriteteve. Në ato pak rreshta Shkëlqim Bedeli kishte treguar për mosmarrëveshjet që e kishin shtyrë të bënte gjestin e çmendur: probleme në çift, ndoshta xhelozi. Por gjithashtu nuk përjashtohet që ai të vuante nga d epresioni, pasi humbi punën disa javë më parë. Top Channel

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME