Categories Showbiz

Një nuse si Jona Kalemaj dhe një vjehërr si Suzana Guxholli

A ka ndryshuar raporti vjehërr – nuse në ditët e sotme? Sazana Guxholli dhe Jona Kalemaj  ishin të ftuara në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora për të treguar eksperiencën e tyre

‘Shtrigë” apo flori 

Ndërsa vajza e sheh  vjehrrën si ‘shtriga”  edhe nëna e sheh nusen si ‘shtriga” që kërkon ti marrë cunin.

“Vjehrra  ime më ndihmoi të ndryshoja mendimin që kisha para se të martohesha për nënën e burrit.  Sa hyra në shtëpi më thoshte: princesha e mamit, e bukura e mamit. Fillimisht mendoja se shtiret por kanë kaluar 5 vite dhe ajo nuk ka ndryshuar” na tregon Jona.

“Unë nuk jam kështu sepse nuk lajkatoj as fëmijët e mi” thotë Suzana Guxholli,  me një karrierë të pasur, dikur  ish këshilltare ekonomike e kryeministrit Sali Berisha. Ajo shton madje me batutë: “Kur nuk ia them vajzës time nusja të bëhet gati” (qesh)

Mirëkuptimi

Raporti nuse vjehërr është mirëkuptim, respekt dhe kompromis. Ky i fundit është shumë i rëndësishëm.  Duhet të pranosh ndryshimin dhe të mendosh si për veten tënde.

“Edhe në atë kohë që ishte e rëndë të projektoje jetën e ndarë thoja se nuk do të jetoja aq me cunin dhe as me gocën që ata ta kenë jentë sa më të lehtë dhe më të lumtur. Edhe unë. Dy kultura të ndryshme, rritur në familje të ndryshme, breza të ndryshëm kërkesa të ndryshme. Kur unë dua muzikë ti do qetësinë” tregon Guxholli dhe sjell eksperiencën e saj me nusen amerikane.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira por sigurisht ka raste kur dhe ngrihen zërat. Unë 4 muaj jetova me djalin e nusen dhe e ndjeva vështirësinë. Është e përditshmja. I thoja aman kur do të mbarojë shtëpia juaj që të shkoni në punën tuaj. Ata janë në shtëpitë e tyre dhe unë në shtëpinë time. Dhe fëmijët i rrisin në mënyrën e tyre. Vjehrrën e respekton dhe e pranon si një shoqe apo shok. Në momentet e ndërhyrjes është e vështirë por tani ka joga” thotë me batutë Guxholli.

Në kultura të ndryshme shfaqet ndryshe. Në kulturat perëndimore më i vështirë është raporti vjehërr dhëndër se nuse vjehërr. Gratë atje janë më ligjvënëse ndërsa këtu janë nënshtruese.

A bëhet xheloze nëna kur nusja i merr djalin?

“Jo fare. Kur djali im është i lumtur të bëjë ç’të dojë. Unë nuk kam qenë nënë posesive madje i kam mësuar fëmijët të gatuajnë vetë. Madje djali im gatuan më mirë se nusja, pavarësisht se është inxhinier” tregon Guxholli

Përplasjet?

Guxholli tregon se përplasja më e madhe është tek rritja e fëmijëve. “Por kjo vjen dhe nga kultura. Ndonjëherë dorëzohet ajo (qesh)

Po djali?

Në subkoshiencë beteja nuse vjehërr është për pushtetin tek djali.

“”Në disa kultura kjo betejë shprehet mes nënës dhe dhëndrit, tek ne është mes vjehrrës dhe nuses. Djali është shumë i rëndësishëm ai duhet të bëhet shpesh arbitër në heshtje. Unë e mbaja vetë raportin  me vjehrrën dhe vjehrrin, por mirë është që dhe ai të luajë rolin e vet.”

Prindërit në azil?

Dërgimi i prindit në azil në kulturën shqiptare është e rëndë dhe tepër e vështirë për tu pranuar. Ndryshe ndodh në Amerikë

Në Amerikë shtëpia është një komoditet që e ndërron kur do prandaj e kanë më të lehtë. Në Shqipëri nuk është më shumë turpi pse më çove atje, por pse më hoqe nga shtëpia ime. Pasi për ne shtëpia është e shenjtë.

Të mësohesh në jetosh vetëm nuk është e lehtë, por pasi mësohesh është e pamundur të jetosh me të tjerët

Cfarë do preferonte Suzana për veten e vet?

“Unë i them fëmijëve po më iku mëndja më coni se cfare diference do të bëjë, shtëpi apo diku tjetër. Kur të zërë demencia apo Alzheimer. Nëse nuk kam problem me mëndjen e mbaj vetë veten unë. Do marr një njeri ta paguaj të kujdeset. Nuk do i kërkoj atyre të më shërbejnë”

Mos harroni se fëmijët zbusin raportin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

VIDEO\ Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pritje të fëmijës së tyre të tretë?

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME