Categories Lajme

Një portret afresku i rrallë zbulohet në Kishën e Shën e Premtes në Balldren

Pas kërkimeve në kapelën mesjetare të Kishës së Shën e Premtes në Balldren, grupi i punës që merret me kërkimin dhe restaurimin e kësaj kishe ka zbuluar një portret të jashtëzakonshëm të një afresku brenda mureve të saj. Njoftimin e bën i pari në rrjetin social Facebook Artan Shkreli, i cili shkruan se “B A L L D R E N . – . P L A S T I K A . S H E K . X I V… një portret vërtete i jashtëzakonshëm që ka dalë në dritë në kishën romanike të Balldrenit (Baladrin).
Sot, një paradite shumë emocionuese, në këqyrjen e imët të shtresimeve e pikëzimeve në brendësinë e kapeles mesjetare.”

I pyetur nga Shqiptarja.com për rëndësinë e këtij zbulimi, Shkreli pohon se “Në fakt, zbulimi i pjesës më të madhe të afreskëve i takon disa viteve më parë, por asnjëherë ato nuk jane evidentuar qartë dhe me sistem, gjë e cila po del në pah tani gjatë punimeve të shpëtimit për kishën.”

Për të dhëna të mëtejshme, Shkreli pohon se pas verifikimeve do të ketë një deklaratë për shtyp, ndërsa shton se janë bërë dhe zbulime të tjera të afreskeve.

“Gjithashtu është zbuluar që një pjesë e mureve të nefit kryesor është me afresk, gjë që më parë nuk dihej.” deklaron Artan Shkreli për Shqiptarja.com

Ky zbulim i përket shekullit të 14-të.

Kisha e Shën e Premtes ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike e shënojnë fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut ( Kelmendit).

Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të. Planimetria e saj është e thjeshtë, një nefëshe në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë. Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qënë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME