Categories Lajme

Poloni, përkujtohet 80 vjetori i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, mungojnë Trump dhe Putin

Është përkujtuar në Poloni 80 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua pa prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump i cili anuloi vizitën në Poloni për shkak të uraganit Dorian që po kërcënon shtetet jugore të kontinentit amerikan dhe pa pjesëmarrjen e homologut të tij rus Vladimir Putin, i pa ftuar nga qeveria e Varshavës.

Në Sheshin Pilsduski, Presidenti gjerman Frank Steinmeier ndërsa mori fjalën përpara monumentit të ushtarit të panjohur, tha se: Unë përkulem para dhimbjes së viktimave dhe kërkoj falje për gabimet historike të Gjermanisë. Ne jemi të vetimit përgjegjës të përjetshëm.

Në emër të forcave aleate që luftuan në Europë kundër nazifashizmit, Zv/presidenti i SHBA Mike Pence tha se “Sot kujtojmë se si tensionet e shekullit të 20 u shndërruan në luftë dhe pushtime dhe si populli i polak I përballoi me heroizëm dhe vetmohim”.

Pavarësisht mungesave, në ceremoninë përkujtimore morën pjesë më shumë se 40 delegacioneve të huaja, përfshi dhe Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, i ftuar në momentin e fundit si një ish-kryeministër polak.

Programi zyrtar, në prani të liderëve ndërkombëtarë, vazhdoi me parakalimin e ‘Rojes së Nderit’ përpara varrit të ushtarit të panjohur dhe me përurimin e kambanës kushtuar “Kujtesës dhe Paralajmërimit”, e cila me tingujt e saj do të kujtojë gjithmonë viktimat e luftës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME