Categories Lajme

Një rrugëtim i ri me Info-Elbasanin”

Rrugët e Zotit(të jetës) janë të pafundme, megjithatë për jetën varet se cilën zgjedh. Për ne të rinjtë që nuk duam të largohemi nga Shqipëria, që duam të luftojmë e punojmë këtu, pa braktisur prindërit dhe njëkohësisht të ndërtojmë familjet tona këtu, rruga është të përpiqemi e të punojmë në vendin tonë.

Për ne, të rinjtë e Elbasanit, që rruga e qytetit na shpie vetëm këtu e askund tjetër, është me rëndësi që ta zhvillojmë e ta mbajmë qytetin tonë e të ardhmen e tij si ujët e paktë në shkretëtirë, si një perlë që historia ja ka lënë Elbasanit. Pikërisht këtij qyteti, i cili është jo vetëm zemra e Shqipërisë, por është edhe qyteti që lindi dhe rriti Kristoforidhin e madh, babain e gjuhës shqipe. Xhuvanin themeluesin dhe ndertuesin e didaktikës dhe pedagogjisë shkollore shqiptare, Dhaskal Todrin njëriun që beri historinë e albanologjisë si krijuesi i një alfabeti me 53 shkronja. Qytetin e Lef Nosit themeluesit të pavarësisë, të Shuteriqve, të Aqif Pash Elbasanit e të Ibrahim Bicakciut, atyre njerëzve që shkrinë çka kishin e ja dhanë shqiptarëve. Qytetin e kalasë, qytetin e normales që prodhoi një plejadë pafund intelektualësh e patriotësh, qytetin e Visarion Xhuvanit, themeluesit të pavarësisë së kishës shqiptare dhe dëshmorit 21 vjeçar Ptoleme Xhuvani. Fatkeqësisht ky qytet pak nga varfëria, pak nga letargjia e pak nga rrotacioni i pafund politik nuk është më ai i pari. Sot rinia largohet nga mungesa e shpresës dhe varfëria. Elbasani është shumë shpesh në krye të kronikave të zeza, nga vrasje e plagosje mafioze e deri tek fabrikat e drogës. Askush nuk kujtohet të promovojë turizmin e bukur malor nga Përrenjasi e Librazhdi, e deri tek liqenet e Dumresë e Gramshit, por vetëm kur vjen dita e verës, kur paradoksalisht e gjithë Shqipëria feston vetëm me një ëmbëlsirë tradicionale elbasanase, ballakumet.

Ndaj ne të Info-Elbasani na lind detyrimi të jemi pararojë e energjive pozitive për qytetin dhe qarkun tonë, të nxjerrim në pah të bukurat dhe të mirat nëpërmjet një informacioni të paanshëm politikisht dhe shumë profesional. Kjo media online e cila lindi 8 vite më parë me punën e pak gazetarëve profesionistë elbasanllinj ka ecur e është forcuar me punë dhe djersë në këto vite të vështira. Info-Elbasani si media elektronike e këtij qyteti dhe i Shqipërisë së mesme, do të rrugëtojë në një rrugë të re, të bëhet një media elektronike kombëtare në një pakete komplete të saj. Jetojmë në kohë të vështira, kur po përpiqen ta ndalojnë me ligj të drejtën e lirisë së fjalës, por Info-Elbasani do të jetë media e rinisë, e lirisë së tyre, e fjalës së lirë dhe të gjithë atyre që duan të jetojnë e të punojnë në Shqipëri e jo të largohen duke e lënë vendin në dorën e atyre pak oligarkëve, korrupsionit, krimit, vesit, shëmtisë intelektuale, për ta kthyer në atdheun e pak të pasurve dhe skllevërve modernë. Urime e rrugëtim të mbarë Info-Elbasanit. Anisa Bahiti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME