Categories Sport

Nuk llogariti Pogradecin, Daja për merkaton e bllokuar: Partizani do mendojë të bëjë diçka të bukur këtë sezon

Partizani të mërkurën zhvilloi një tjetër test miqësor ku pavarësisht se pati lojtarë të rinj në formacion fitoi 0-3 kundër Pogradecit, duke dhënë një sinjal pozitiv për sezonin e ri të Superligës. Golat e takimit u shënuan nga Cara ‘dopietë’ dhe Llanaj. Për trajnerin Ilir Daja mungesa e merkatos do ta penalizojë Partizanin, por kur pytet nëse fitimi i titullit do të jetë objektiv për ‘demat’ ai shprehet:

 “Ne jemi një ekip që për shkak të merkatos së bllokuar nuk kemi marë lojtarë në merkato. Katër ekipet që luajnë në Europë dhe janë përforcuar thonë se na duhen sërish lojtarë për të patur grupin e plotë. Jo më ne që trashëgojmë grupin e vjetshëm, por nëse këto lojtarë japin maksiomumin ndoshta do bëjmë diçka të bukur në kampionat.”

Ndërkohë për Ilir Dajën bojkoti i kampionatit nga Liga Profesioniste ka dy anë të medaljes, por mirë ishte që të kishte një datë për startin e tij.

“Ka dy anë të medaljes. Të mkirën se na jep më shumë kohë se kemi një muaj bashkë, për të parë ku çalon skuadra. Ajo që na shqetëson është se nuk kemi një datë fikse se kur fillonm kampionati, për të patur edhe një moment fiks për të nisur.” Partizani është dënuar nga FIFA të mos bëjë merkato për dy sesione, për shkak të parregullsive të konstatuara për nënshkrimin e Eraldo të konstatuara për nënshkrimin e Eraldo Çinarit. /Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME