Categories Lifestyle

Një shtëpi shumë e rregullt është një shtëpi e trishtë

Ndoshta jo të gjithë e njohin profesor Mario Sergio Cortella, por në kontekstin e shpërndarjes së shkencës edukative është me të vërtetë shumë i famshëm, veçanërisht në Brazil. Dituria dhe studimet e tij e bëjnë atë një person gjithnjë të mirëpritur në emisionet me biseda dhe në transmetimet që merren me temën delikate të edukimit dhe psikologjisë, të aplikuar në proceset e rritjes. Një nga deklaratat e tij në veçanti i bëri njerëzit të qeshin dhe të reflektonin: “Një shtëpi e sistemuar mirë është një shtëpi e trishtë“. Por çfarë saktësisht donte të thoshte me këtë pedagogu filozof?

Natyrisht me deklaratën e tij ai nuk ishte duke lavdëruar mungesën e rregullit dhe rrëmujën: është e qartë se mungesa e pastërtisë në një mjedis nuk mund të jetë tjetër, përveçse e dëmshme për ata që jetojnë aty.
Fjalimi i Cortellës rrjedh më tepër nga një tendencë shoqërore: asaj shoqërie që përpiqet obsesivisht të shfaqë gjithmonë gjithçka të rregullt dhe të përsosur. Ndoshta për shkak të ardhjes së rrjeteve sociale, në të cilat ne të gjithë përpiqemi t’i ngjajmë një ideali në vend të realitetit, duket se çdo shtëpi duhet të jetë gjithmonë gati për t’u fotografuar.

Jastekë të sistemuar, mobilje të zgjedhura në mënyrë të përkryer, kuzhinë të patëmetë… gjithçka duhet të shpërfaqë bukuri dhe qetësi. Por jeta, – thekson profesori – nuk është kështu!
Jeta nuk është e përsosur, është një shakullimë e uljeve dhe ngritjeve, të problemeve që duhen zgjidhur, të momenteve të vështira gjatë së cilës një shtëpi (dhe familja që përfaqëson) bëhet një nga pikat fikse ku duhet të kapesh. Forma e lënë nga një person në jastëk, batanija e vendosur e çrregullt në divan, gjurmët e lëna në kuzhinë nga dikush që ka përgatitur një vakt të shpejtë… të gjitha këto janë dëshmi e jetës së gjallë në shtëpi. Jeta, thotë Cortella, përbëhet nga vibrime, ndryshime dhe nga shumë, po shumë rrëmujë. Tentativa për të pastruar dhe riorganizuar obsesivisht shtëpinë tonë është një simptomë e një shoqërie që dëshiron të mbulojë çdo defekt, i cili nuk e pranon më bukurinë përjashtuese dhe papërsosmërinë. Profesori e mbyll duke folur për mënyrën se si zhvilloheshin ditëlindjet e tij në fëmijëri: për shumë ditë shtëpia ishte një pritëse-përcjellëse e njerëzve që vinin për të ndihmuar në përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimeve dhe pas kremtimit duheshin shumë ditë për t’u pastruar.
Qëndrohej së bashku, edhe nëse kishte pak rrëmujë dhe konfuzion. Sot, ditëlindjet e fëmijëve trajtohen me një orar të saktë: koha, ushqimi, animatorët… çdo gjë planifikohet dhe mbyllet brenda 3 orëve.

Megjithatë, jeta është e bukur pikërisht sepse është e papërsosur; shtëpia ngroh zemrën tonë pikërisht sepse tregon “rrugëtimin” e jetës së njerëzve që jetojnë aty, me të gjitha gëzimet dhe dhimbjet që përjetojnë çdo ditë… dhe që përbëjnë thelbin e vërtetë prej së cilës përbëhet jeta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME