Categories Lajme

Një tjetër rast trafiku kokaine me kontejnerin e “Bana- King” të trafikantit në kërkim Trifon Murataj

Kontejneri është lejuar të dalë nga terminali i Durrësit, pa iu bërë kontroll fizik, skanim e procedura doganore dhe është futur në një parking në Shkozet ku shkarkoi kokainën; ndërsa pas 3 orë e gjysmë, me urdhër të shefave Gramoz Traga e Gazmend Demrozi, është lejuar të futet përsëri në port e terminal pa asnjë kontroll duke e nxjerrë të pastër…

Më 13 dhjetor 2023, në Portin e Durrësit u shoqëruan nga Policia e Shtetit mbi 20 persona të kompanisë private portuale malteze “Mariner Adriatic Sh.p.k”, e cila prej datës 25 shkurt 2021, menaxhon terminalin e kontejnerëve, me licencë të dhënë nga qeveria shqiptare.

Po kështu, policia e Durrësit shoqëroi dhe trupën e policisë kufitare të Portit Detar dhe u pyetën për 1 kontejner të firmës “Bana King”, për të cilin kishte informacione për një sasi kokaine.

Denoncimi është ky: Më 8 dhjetor 2023, kontejneri i kompanisë “Bana King” me pronar trafikantin Trifon Murataj, është lejuar të dalë nga terminali dhe nga Porti i Durrësit, pa iu bërë kontroll fizik, skanim e procedura doganore dhe është futur në një parking në Shkozet.

Pas 3 orë e 30 minuta, kontejneri i “Ban King” me kokainë, që u lejua të dilte nga terminali i Portit të Durrësit pa asnjë kontroll; është lejuar të futet përsëri në port e terminal pa asnjë kontroll, madje u parkua te vend-qëndrimi i caktuar për të, i cili ishte mbajtur bosh nga policia kufitare dhe punonjësit e firmës private të terminalit.

Ky rast shoqërimi pas 5 ditësh, i punonjësve të firmës private dhe policëve të kufirit, që lejuan nxjerrjen nga terminali dhe rikthimin e kontejnerit të “Bana King” pas 3 orësh e gjysmë, nuk është regjistruar nga policia si hetim dhe kronologji lëvizjesh të kontejnerit për trafik kokaine.

Por është raportuar për gjoja dyshime rutinë kontrabande bananesh, kur dihet që kompania “Bana King” trafikon tonelata kokaine, madje pronari i saj Trifon Murataj është në kërkim ndërkombëtar prej 1 viti.

Maskimi e këtij rasti, pas gjoja rutinës për dyshime kontrabande bananesh, në kontejnerët e një kompanie që trafikon kokainë, është version qesharak i drejtuesve të policisë Durrësit, dhe i atyre që i kanë emëruar enkas për akrobaci e mashtrime të tilla.

Ajo që ndodh në të vërtetë me kontejnerë kokaine si “Bana King”, që lejohen të dalin dhe rikthehen në Portin Durrësit e në terminal pa kontroll fizik, pa skanim e pa kontroll doganor, ka të bëje me ndryshimin e drejtuesve të Policisë Durrës dhe të kufirit në Portin Detar.

Siç ndodhi me këtë rast, ka ndodhur e po ndodh në shumë raste; sepse drejtuesit e policisë e të kufirit në Durrës, çuditërisht prej 1 viti e gjysmë nuk kanë kapur as 1 gramë drogë megjithëse nga porti Durrësit hyjnë e dalin sasi të shumta droge; madje për terminalin është krijuar një njësi speciale, për gjurmimin dhe kontrollin fizik të kontejnerëve.

Por droga kalon lirshëm, sepse njësia drejtohet nga Gramoz Traga, një ish-oficer policie me dosje të zezë, ri-kthyer në polici “me porosi”, enkas për të drejtuar këtë njësi speciale të kontejnerëve, me mision për të lejuar trafikun e drogës.

Por dhe nga Gazmend Demrozi, kryepolic i skeduar për mbjellje droge dhe lidhje me trafikantë e kriminelë kur ishte drejtues në Fier, Berat, Shkodër, Burrel, Kavajë dhe Dibrën e Ymer Lalës.

Ministri Taulant Balla duhet ta fillojë urgjent spastrimin, nga drejtuesit e emëruar me sponsorizim të grupeve mafioze si në rastin konkret për të larguar ata që shërbejnë për të pastruar kokainën nga kontejnerët e “Bana King”…/Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME