Categories Lajme

‘Të pezullohet projekti’/ Banorët e lumit të Vlorës bllokojnë rrugën nacionale: Larg duart nga lumi Shushica

Banorët e disa fshatrave në Vlorë dolën sërish në protestë kundër projektit të ujësjellësit të Himarës.Ata bllokuan për një orë rrugën e Lumit të Vlorës.

Me vendosjen e tubacioneve, lumi Shushica do të thahet dhe qindra banorë do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat.

“Marrja e ujit të lumit Shushica, do të bëje që 30 fshatra të lumit të Vlorës të kenë etje për një pikë ujë. Mos llogarisim me mijëra hektarë tokë që do të thahen për ujë.

Himara ka kuy të marre ujë. Investimi ka filluar dhe ne nuk na është marrë asnjë mendim. Kemi bërë peticione. Ka vajtur deri në Gjykatë të lartë dhe nuk na është kthyer asnjë përgjigje. Kjo është grabitje kolosale”, tha Mitat Balili, banor i zonës.

“Demokraci do të thotë pushteti i popullit. Na kanë ardhur për vota. Ky veprim është tinzar, djallëzor”, tha një tjetër banor.

“Ne kërkojmë pezullimin e projektit. Ka filluar në mënyrë tinëzare dhe të fshehtë, pa dëgjesë publike. Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa të anulohet”, shtoi një tjetër.

“Jo se nuk e duam bregdetin, por Shushica nuk mjafton për nevojat tonë”, tha një banor tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME