Një stuhi tropikale, e quajtur Humberto, po i afrohet Bahamas, pas uraganit Dorian, sipas asaj që njofton Bbc online. Stuhia që deri tani ishte në formën e një cikloni tropikal të butë, po lëviz drejt veri-perëndimit të ishullit Great Abaco, një nga më të goditurit nga Dorian. Siç dihet uragani shkaktoi 43 të vdekur dhe rreth 1300 të zhdukur dhe të paktën 15000 persona pa shtëpi.
Për momentin Humberto do të godasë Bahamas me shira të furishëm, deri në 15 centimetra në disa zona dhe erëra maksimumi deri në 45km/orë.
Sipas shërbimit meteorologjik stuhia rrezikon të transformohet në një tjetër uragan në ditët që vijnë. Autoritetet e Bahamas kanë njoftuar skuadrat e shpëtimit, që ende janë në kërkim të të zhdukurve të shkaktuar nga Dorian, që kalimi i Humberto mund të pengojnë operacionet e shpëtimit.