Categories Showbiz

Njihuni me hyrjet e reja në “Për’puthen”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Për’puthen” erdhën dy djem të rinj, të cilët iu bashkuan konkurrentëve të tjerë të programit. Këto dy prurje të reja ishin ndryshe nga djemtë që kemi parë deri tani në emision.

Djali i parë quhej Julian Lala, 29 vjeç. Ai kishte lindur në Borsh dhe jetonte në Tiranë, mirëpo çfarë i bëri përshtypje të gjithëve ishte fakti që ai kishte një shpirt aventurier.

Madje, Juliani kishte jetuar në shpellë dhe kërkonte të gjente një partnere me shpirt po kaq aventurier, për të jetuar së bashku aventurat e tij. Ndërkohë, konkurrenti tjetër është i vetmi tullac deri tani mes djemve. Ai quhet Ervis Kurti, 31 vjeç. Ai ka lindur në Dibër dhe ka lindur në Tiranë, ndërsa shprehu pëlqimin e tij për Anën dhe Jasminën.

Sonte, në drejtimin e “Për’puthen” ishte ish-konkurrentja Melisa Lleshi. Megjithëse u largua përfundimisht nga emisioni, ajo u rikthye për të moderuar vetëm një puntatë ndërkohë që Bora Zemani është e infektuar me Covid-19. Gjatë moderimit të emisionit, Melisa pati edhe disa përplasje të vogla me vajzat konkurrente, sidomos me Ledjanën e cila kishte sot takimin me Atdheun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME