Categories Showbiz

Njihuni me të dashurin “sekret” të Nevina Shtyllës (Foto)

Është përfolur, është ngacmuar, është aluduar në shumë mënyra për një lidhje që nuk ka ekzistuar kurrë mes tyre. Madje, nuk kanë munguar edhe batutat në transmetimet “live” në emisionet ku ajo moderon, si “Procesi Sportiv” apo edhe në “E Diell”, kur është pyetur mbi jetën personale, por ajo ka lejuar që gjërat të rrjedhin, njerëzit të vazhdojnë të mendojnë për diçka që nuk ekziston mes tyre.

Por e vërteta është që Nevina Shtylla dhe Eros Grezda nuk kanë qenë kurrë asgjë më shumë sesa thjesht të njohur ose miq së bashku. Prandaj, na vjen keq për sulmuesin e Kombëtares sonë, pasi “Panorama Sport” zbulon lidhjen e vërtetë të moderatores bukuroshe. Ndoshta është shumë e vërtetë që futbollistët joshin shumë vajza, por ndoshta në rastin e Nevinës, dashuria e saj e vërtetë është për juristët, pasi i tillë është profesioni i të dashurit të saj, Arbrit, madje po flasin për një ndër studentët më ekselentë në të gjitha etapat e fakulteteve, masterave që ai ka kryer.

Po, i dashuri që aq shumë ka dashur ta mbajë sekret Nevina Shtylla quhet Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik, mjaft serioz duke qenë se ka ditur që të bashkëjetojë pa bërë “zhurmë” edhe kundrejt lajmeve “fake” që kanë qarkulluar në mediat e ndryshme, për një kohë të gjatë, lidhur me një ndër vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare, por që do ta kishin zili edhe në çdo vend tjetër të globit.

Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa trevjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë, të paktën sipas informacioneve që ka ditur të grumbullojë “Panorama Sport” në mënyrë ekskluzive.

Aktualisht, Nevina po kalon pushimet e saj si shumë persona të tjerë, por shoqëruar çdo ditë edhe me postimet shumë se nsuale në storit e saj. Por edhe pse Arbri nuk duket në këtë foto, edhe ai aty është… Dhe aty do të jetë! Prandaj, Eros Grezda na vjen keq… “Panorama Sport”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME