Categories Showbiz

Njihuni me zanatet e shkrimtarëve para famës së tyre botërore

Nga punët më të rëndomta për mbijetësë e deri te profesione akademike. Shkrimtarët nuk janë ata që ne njohim sot, të talentuar, me famë botërore, ata e kanë nisur gjetkë shpesh herë në profesione të rëndomta Ja me çfarë janë marrë disa nga autorët më të mirë të të gjitha kohërave:

James Joyce, para se të bëhej i famshëm me “Uliksin” ishte këngëtar dhe pianist, përveçse ushtroi profesionin e mësuesit.Vladimir Nabokov, autori i të famshmes “Lolita”, ishte një entomolog tejet i vlerësuar që merrej me studimin e insekteve. Margaret Atwood me gjithë pakënaqësinë e saj punonte në një kafene në Toronto.

Douglas Adams ka punuar si roje sigurie në një hotel dhe si truproje e një familje manjatësh nafte në Katar.

JD Salinger ka qenë animator në një anije luksoze suedeze.

Don De Lillo punonte si parkues makinash.

John Grisham ka punuar në një firmë lulesh dhe bimësh dekorative: paguhej një dollar ora për të ujitur. Pastaj ushtroi profesionin e avokatit. George Orwell ka qenë oficer i policisë perandorake indiane në Birmani.

Herman Melville punonte si marinar në një anije kroçere dhe merrej me punët më të rëndomta në kuvertë.

Jack Kerouac ka punuar në një pikë karburanti si furnitor, mandej si mbledhës pambuku, roje nate dhe marinar.

Joseph Conrad ka qenë i përfshirë në trafik armësh.

Harper Lee ka punuar për shumë vite në një qendër prenotimesh për një kompani ajrore.

Chuck Palahniuk ka qenë pjatalarës dhe mekanik.

Francis Scott Fitzgerald punonte në një agjensi komuniki dhe shkruante slogane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME