Categories Lajme

“Nuk bëhet qameti për dy vota”, Basha apel: Të dielën shkoni të votoni

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vijon apelin e tij për të gjithë qytetarët që ditën e dielë të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryedemokrati përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, thekson se të gjithë qytetarët duhet të marrin pjesë në ndryshimin që duam pas 25 prillit. “Të dielën merrni familjen dhe miqtë dhe shkoni të votoni për ndryshimin që duam të gjithë. #ShqipëriaFITON #Voto9 “, shkruan Basha.

Në spot paraqitet një çift bashkëshortësh të cilët diskutojnë në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje, ku gruaja thekson se duhet të jenë pjesë ndërsa burri thekson se nuk bëhet nami për dy vota. Ndërkohë pjesë e dialogut mes çiftit bëhet edhe kryedemokrati Basha i cili thekson se të gjithë duhet të shkojnë të votojnë të dielën për ndryshimin.

Pjesa e dialogut:

Burri: Të dielën hapet koha do të ikim nga të shtëpisë?

Gruaja : Po të dielën janë zgjedhjet, unë dua të votoj. Ti vetë thua se kështu nuk vazhdohet më

Burri: Nuk bëhet qameti për dy vota

Basha: Ka të drejtë, të dielën merrni familjen dhe miqtë dhe shkoni të votoni për ndryshimin që duam.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME