Categories Politike

PD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Ndryshimi është çështje orësh

Partia Demokratike mbyll fushatën elektorale edhe në Tiranë. Në sheshin “Nënë Tereza” të mbushur nga mijëra qytetarë dhe qindra makina, takimi nisi me këndimin e Hymnit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se e diela do të jetë dita e ndryshimit pas 8 vitesh të vështira.

“Ky është fundi i një rrugëtimi që e nisëm këtu, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen”. Shqipëria si gjithë Europa duke votuar numrin 9.

Ndryshimi është çështje orësh, është madhërisht këtu, në këtë shesh, në zërin tuaj, në zemrën tuaj, ushton, ushton, ushton numrin 9, për ndryshim, për fitoren e çdo familje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e nënave që nuk kanë pasur të tharë, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi, por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar që ju shoh sot në këtë shesh, e kanë ngritur kokën, sepse të dielën vjen ndryshimi për to.

Baballarët tanë të stërmunduar në 8 vite të një dimri pa fund. Vetëm me vuajtje e mjerime, orxhe, çmime që rriteshin, i shoh sot, i dëgjoj thirrjet e tyre, ndryshimi po vjen, ditën e dielë ndryshimi po vjen, duke votuar numrin 9″, tha Basha. “Ndryshimi është çështje orësh. Ai është madhërisht këtu në këtë shesh, në gjokset tuaja, në sytë tuaj, në zërin tuaj ushton, ushton, ushton numri 9, për fitoren, për ndryshimin e çdo familjeje shqiptare.

Për fitoren e nënave shqiptare, lotët e të cilave nuk kanë pasur të tharë këto 8 vite të vështira, me fëmijët e larguar në emigracion. Me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi. Por nënat shqiptare, kudo i kam takuar, e kanë ngritur kokën sepse kanë shpresë, kanë besim dhe të dielën vjen ndryshimi për to”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME