Categories Lajme

Nuk duhet të dilni shumë në Diell

Nëse nuk mbrohesh siç duhet në këto temperatura të larta, rrezikon djegien e lëkurës. Ditët e para në plazh duhet treguar kujdesi maksimal. “Ndjekim këshillat, që ditën e parë në plazh ekspozohesh 5 minuta në diell, gjysmë orë ditën e dytë, dy orë ditën e tretë e më pas qëndron me intervale më të gjata. Në qëndrojmë deri në 10 në plazh. Po, sigurisht përdorim kosin, lëkurën e kastravecit, kur digjemi.

Nuk përdor kremra, se kam merak për efektet anësore. Unë nuk e përdor kosin, se tërheq dhe than lëkurën”, janë shprehur disa qytetarë.

“Deri më sot nuk kemi parë ndonjë efekt të dëmshëm të mjekimeve popullore si kosi, kastraveci e domatja. Ne i rekomandojmë në momentin që dikush nuk ka mundësi të ketë një krem të përshtatshëm, për freskimin e lëkurës nga djegia”, ka thënë mjekja pediatre, Besjana Hoxha. Ekspozimi i drekës është shkaku numër 1 i djegieve të lëkurës.

“Në orët e drekës fëmijët duhet të jenë në shtëpi po dhomë, jo në plazh, as në shezllon siç dëgjojmë prindër që pretendojnë se fëmijët nuk i kap dielli në shezllon. Çdo dy orë të lyhen me krem faktor të lartë mbrojtjeje, deri në 50. Kemi patur rastin e një familje me tre fëmijë, të tre me djegie të shkallës së dytë, pasi kishin gjithë ditën në diell, të pambrojtur nga kremi”, ka shtuar mjekja Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME