Categories Lajme

“Nuk e di përse të gjithë qeshin”, deputeti i PS ‘tallet’ me Bashën

Deputeti i PS, Eljo Hysko ishte i ftuar në studion e Fax News ku foli për situatën politike në vend dhe nuk hezitoi të thumbonte kryetarin e PD, për të cilin ngriti pyetjen se me cfarë platforme vjen për komunikimin me qytetarët. Kur po bënte krahasimin mes Ramës dhe Bashës, Hysko filloi të qeshte dhe tha se nuk e kupton përse të gjithë qeshin kur e cilësojnë si pretendent për kryeminstër. “Unë nuk besoj që ka shqiptarë sot që në një ditë të vështirë si tërmeti apo pandemia, ndërmjet kryeministrit aktual dhe pretendentit, të gjithëve u vjen një buzëqeshje kur e thonë këtë, nuk e kuptoj pse, zotit Basha apo të gjithë zotërinjve, zonjushave apo zonjave që vijnë nga Basha se nuk është i vetëm.

Basha është një i replikuar në 4, i udhëhequr nga 2 dhe me 8-9-10 aleatë të tjerë që nuk e di me çfarë platforme po vijnë në komunikim me qytetarët. Nuk mund të themi që PS e qeverisë Rama është më e mira, por po bëjmë atë që mundemi”, tha Hysko. Ndërkohë nuk la pa komentuar masën ndëshkuese për ata që nuk vënë maskën në cdo ambient. Si një person që e ka mundur një herë betejën me Covidin, Hysko thotë se është virus i pabesë dhe njerëzit nuk janë të frikësuar nga gjoba, por po bëhen vigjilentë për pasojat që sjell sëmundja.

“Mjafton të shohin nëpër rrugica, të gjithë veçanërisht mosha e tretë por edhe një pjesë e konsiderueshme të të rinjve po e respektojnë këtë masë. Po e respektojnë sepse po bëhen vigjilentë për problematikat që sjell Covid-19. Nuk mendoj që një masë kaq e madhe qytetarësh do frikësohej nga gjoba nëse do kishte bindjen për të qenë të kujdesshëm. Gjoba duhet të frikësojë ata që nuk e shohin të arsyeshme. Virusi është i pabesë. Nuk është shaka, është e keqe me të cilën duhet të luftojmë. Është më shumë një luftë nervash që ka nevojë për disiplinim të hekurt dhe vetëm kështu mund ta mposhtim”, tha Hysko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME