Categories Lajme

Rekord në Shqipëri/ 295 raste të reja dhe tre humbje jete në 24 orët e fundit

Si asnjëherë më parë brenda një dite. Në 24 orët e fundit në Shqipëri është vendosur një tjetër rekord negativ, pasi u shënuan 295 raste të reja me koronavirus nga 1413 testime që u realizuan, ndërsa për fat të keq tre pacientë ndërruan jetë në dy spitalet Covid. ‘ Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar. Lajmi i vetëm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19” mbyllet apeli.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,

22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020) Raste të reja ditore 295 Të shëruar ne 24 orë 96 Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1413 Testime totale 108.782 Raste pozitive 17350 Raste të shëruara 10167 Raste Aktive 6729 Humbje jete 454 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3307 Durrës 693 Shkodër 477 Fier 419 Korçë 404 Lezhë 350 Elbasan 293 Vlorë 243 Berat 202 Kukës 172 Dibër 86 Gjirokastër 83

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME