Reperët e njohur Noizy dhe Stresi për vite të tëra kanë tërhequr vëmendjen e mediave me marrëdhënien e acaruar mes tyre. Pak kohë më parë, u përfol se dyshja i kishin lënë mënjanë armiqësitë por një veprim i bërë nga Noizy së fundmi, ka treguar se kjo nuk është e vërtetë.

Reperi e ka ironizuar Stresin në lidhje me usernamin e tij të dikurshëm në Instagram. Ky rrjet social iu ka dhënë mundësinë përdoruesve të shikojnë sa herë është ndërruar emri i secilës llogari dhe Noizy është kapur pas usernamit të dikurshëm të Stresit, Vlonjati. Në një foto të publikuar në Instagram, ai shkruan: “Vlonjatiii. Humor pa kufi”, dhe shkrimin e ka shoqëruar me shumë te qeshura me lot. Ky postim është fshirë më pas nga Noizy por gjithsesi mbetet të presim nëse Stresi do të reagojë.

Foto ruajtur nga “Prive”



