Categories Lifestyle

Probleme me tensionin e lartë? Ushqimet që duhet të hani në mëngjes

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gja kut. Mëngjesi, sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit. Ky vakt përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit. Nëse dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut, atëherë duhet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme të këshilluara prej ekspertëve të AgroWeb.org. Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gjakun dhe shëndetin e zemrës.

Tërshëra Tërshëra është shumë e pasur me fibër e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.

Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrës pa pasur nevojë për ëmbëlsues shtesë.

Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.

Kosi Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gj akut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.

Të dhënat e AgroWeb.org këshillojnë konsumin e kosit të shtëpisë dhe pasurimit të tij me fruta dhe mjaltë.

Frutat Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe vitamina.

Bananet dhe portokallet janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gja kut.

Farat Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumëta nëse konsumohen rregullisht.

Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Farat mund t’i konsumoni me tërshërë, kos dhe fruta.

Barishtet e egra Barishtet e gra si kale, spinaqi, rukola e sallata jeshile janë shumë të pasura me kalium.

Spinaqin mund ta hani në mëngjes duke e kombinuar me vezën dhe kosin ose mund ta përzieni në mikser me fruta dhe perime të tjera. /AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME