Categories Lajme, Turizëm

Nuk është në jug të Francës a në veri të Italisë, por buzë liqenit të Shkodrës, në Shirokë

Pas qendrës së Shirokës, është transformuar edhe shëtitorja përgjatë vijës liqenore nga Shiroka, deri në Zogaj. Duke përcjellë pamje nga kjo shëtitore, kryeministri Rama u shpreh se ato nuk vijnë nga Franca apo Italia, por nga Shiroka e Shkodrës. “Nuk është në jug të Francës a në veri të Italisë, po buzë liqenit të Shkodrës, në Shirokë. Gur gur bëhet mur. Shqipëria që duam”, u shpreh Rama.

Projekti përfshiu një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka, deri në Zogaj. Pas punimeve në kanalizimet nëntokësore, sheshi është veshur me gurë e dru, gurët të ndërthurura me motive tracionale shqiptare si dhe është vendosur ndriçimi, gjelbërimi dhe sinjalistika përkatëse. Qendra ka një imazh ndryshe, ku nga pamjet duken që nuk mungojnë edhe elementët artistikë që lidhen me peshkimin, traditën e zonës, apo sheshet e qëndrimit.

“Rilindja Urbane” ka prekur shumë qytete duke i transformuar rrënjësisht, e duke i kthyer në atraksione turistike si dhe duke krijuar një impakt pozitiv në ekonominë e vendit. Shiroka është emri i një fshati, sot lagje e qytetit të Shkodrës, në bregun jugperëndimor të liqenit të Shkodrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME