Pas aksidentit në hyrje të Korçës një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në kryqëzimin e aksit nacional me rrugën dytësore në Maliq. Një automjet është përplasur me një trailer, duke e goditur këtë të fundit nga pas në pamundësi për të frenuar për shkak të shpejtësisë. Për pasojë ka vetëm dëme të shumta materiale.
