Categories Politike

Nuk gjen rehat Bashkia e Vorës, ndryshon kryetarin për herë të pestë

Bashkia e Vorës ka ndryshuar sërish Kryetar, i pesti në rradhë që prej kohës kur Agim Kajmaku, u detyrua të lirojë postin, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Por çudia me këtë bashki vijon, pasi në detyrë është rikthyer Genci Picari, i emëruar në mënyrë të kundraligjshme nga Kajmaku, dhe i pezulluar nga detyra më pas nga Gjykata Administrative. Picari ka zëvendësuar Shefki Karamuçën, i cili mori detyrën e Kryebashkiakut të Vorës, Hekuran Brahimajt.

Kajmaku, dy orë para se KQZ t´i ndërpriste mandatin, pa mbledhur këshillin bashkiak të Vorës, të kontrolluar 100 % nga Rilindja, shkarkoi nga detyra dy nënkryetarët bashkiakë, njëri prej të cilëve priste do të zëvendësonte atë.

Menjëherë pas vendimit për shkarkim, Kajmaku emëron në detyrë Genci Picarin, një prej njerëzve të besuar të Kryebashkiakut të asaj kohe, vendim që më pas rezultoi i fallsifikuar dhe sot Kajmaku po përballet me drejtësinë. Kohëzgjatja e Picarit në detyrë ishte mjaft e shkurtër, pasi Gjykata Administrative e pezulloi.

Padia në Gjykatë u depozitua nga Laureta Omeri, njëra prej nënkryetareve të Bashkisë së Vorës, e cila u shkarkua nga Kajmaku 2 orë para se KQZ ta detyronte të linte detyrën. Picari ishte emëruar nga ish-kryetari i Bashkisë, Agim Kajmaku, pasi kishte shkarkuar nga detyra Omerin dhe nënkryetarin tjetër Hekuran Brahimaj.

Gjykata vendosi që Picari nuk do ta ushtronte detyrën e caktuar nga Kajmaku, ndërsa Omeri dhe Brahimaj rikthehen në postet që kishin. Tashmë Picari duket se ka gjetur suportin dhe mbështetjen në rradhët e Rilindjes për tu rikthyer në pozicionin që e caktoi Kajmaku, edhe pse në atë kohë emri që priste të merrte detyrën ishte Laureta Omeri, e cila mbështetej edhe nga strukturat qendrore të Rilindjes./Boldnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME