Categories Lajme

Nuk ikën vapa me gushtin, në shtator do jetë nxehtë

Një shprehje thotë ”gusht e gunë” por këtë herë nuk është rasti. Muaji gusht do të vazhdojë të jetë përvëlim. Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit. Fundjava parashikohet e nxehtë dhe e lagësht. ”Temperaturat këto ditë janë 37-38. Duke qenë se nga dje kemi rritje të ndjeshme të lagështirës, kjo bën që në shumë zona temperaturat të ndihen 5-6 gradë më shumë. Pra është një vapë mbytëse, zagushi. Sot dhe nesër kryesisht veriu dhe zona të izoluara në qendër të kenë rebeshe shiu, të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere”.

Java që vjen do të jetë me temperatura të larta dhe pa reshje. ”Nga e hëna në vazhdim do të kemi përmirësim të motit në gjithë Ultësirën Perëndimore, duke i lënë reshjet të fokusuara në zonat veri dhe verilindore. Do kemi temperatura të larta deri në fund të muajit, mot të qëndrueshëm për të gjithë ata që pushojnë në bregdet. Gjatë gjithë këtyre ditëve të pranishme do të kemi lagështirën”.

Vapa ikën me gushtin, por meteorologët parashikojnë të kundërtën. ”Përsa i përket shtatorit, nuk është se presim ndonjë lajm të mirë, freskim të motit. Pritet një rënie e lehtë e temperaturave por 10 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë zgjatim i gushtit, do të jetë i nxehtë. Nuk do që ndihet si vjeshtë”. 2019 ka hyrë në histori përsa i përket të nxehtit. ”Vera e këtij viti është cilësuar më e nxehta në histori në Europë, kryesisht për Europën qendrore. Dhe për një pjesë të Shqipërisë është cilësuar si një verë e nxehtë. Nuk mund të themi më e nxehta, pasi kemi patur vera akoma më të nxehta. Mund të them që edhe 2019 do të mbyllet si një vit i nxehtë’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME