Categories Teknologji

Nuk ka telefon pas orës 10.00 të darkës!

Pas orës dhjetë të darkës celulari duhet fikur. Është një urdhër që prindërit ua thonë fëmijëve adoleshentë, sidomos nëse kanë provime por në të vërtetë, vlen për të gjithë. Sipas një studimi skocez , ata që kalojnë mbrëmjen dhe natën duke kontrolluar rrjetet sociale, ka rrezik të bipolarizimit dhe çrregullimeve neurologjike.

Përveç këtyre pasojave të rënda psikologjike, kush rri gjithë kohës “i lidhur” ndjehet më i vetmuar dhe i palumtur. Dhe këto pasoja vijnë për shkak të ndërprerjes së ritmit normal qarkullues, i cili do të donte që aktivitetet e zgjimit të përqendrohen në orët e dritës dhe ato të pushimit në errësirë. Në të shkuarën këto rreziqe ishin zbuluar nga disa studime të mëparshme, por ky studim i ri i universitetit të Glasgovv, ka bërë një hap para duke matur dëmet fizike e psikologjike në shkallë të gjerë.

Skllav të dritës blu të celularëve Studimi përfshiu 91 mijë persona, të moshës së mesme, meshkuj dhe femra, të cilëve iu vendosën sensorë për ritmet e tyre të gjumit dhe zgjimit.

Mes tyre kishte persona që çoheshin në mes të natës për të kontrolluar Facebook apo kompjuterin. Studimi i thelluar thotë se ata ishin më në rrezik se të tjerët për të vuajtur nga depresioni, dhe bëhej fjalë për 6% të tyre, ndërsa 11% më të prirur për problemet e bipolaritetit. Ndërsa personat që nuk fikin kurrë smartphone, rezultojnë më të palumtur, dhe niveli i mirëqenies së tyre ishte rreth 9% më pak se ata që e fiknin celularin më herët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME