Categories Lajme

“Nuk kam një kujtim nga fëmijët”, banorja e pallatit të djegur në Pogradec: U shua mundi im

Pas djegies së pallatit në Pogradec, bilanci është 12 apartamente të shkrumbuara dhe 5 familje të mbetura në qiell të hapur. News24 është rikthyer në apartamentet e shkrumbuara ditën e djeshme ku përveç mureve të objektit nuk kishte mbetur asgjë tjetër. Në katet e fundit të pallatit sheh banorë që qajnë dhe shpresojnë të gjejnë një kujtim të mbetur në këto mure.

Një zonjë kërkon në gërmadha fotografitë e fëmijëve të saj, tashmë nuk ka mbetur asgjë, mes lotësh e vajit gruaja shpreson të gjejë një kujtim. “Gjithë jeta ime më iku, nuk kam një kujtim nga fëmijët, televizorin nuk e gëzova dot, si nuk më shpëtoi fotografia e djalit, nuk më shpëtoi një fotografi, u shua mundi im. Nuk i kam gëzuar këto shtëpi akoma. O Zot i madh!

Nuk kam gëzuar asgjë të re. Gjithë jeta imë më iku. Po ç’ishte kjo? I kam mbajtur me grep e me shtiza. Shisja çentro që mbaja fëmijët. Ah ç’më gjeti mua”, thotë Shemshie Ilo në vaj. Këtë shtëpi ajo thotë se e ka ndërtuar me sakrifica dhe mund gjatë gjithë jetës, ndërsa ka punuar një periudhë 1-vjeçare edhe në SHBA. Madje lajmin e hidhur e ka marrë gjatë kthimit nga Amerika në Rinas nga djali i saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME