Categories Politike

“Shteti është gabim në çdo gjë!”, Blendi Fevziu flet për tërmetin e 26 nëntorit

I ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, gazetari i njohur Blendi Fevziu ka treguar sesi e përjetoi ai tërmetin dhe të gjithë fajin për këtë fatkeqësi ia ka lënë shtetit shqiptar.

Blendi Fevziu: Nuk jam panikaxhi. E di se njeriu rrezikun mund ta ndeshë dhe mund ta përballë edhe në mes të rrugës edhe në mes të ditës dhe jo në vende që janë të frikshme, punë sekondash mund të bësh një aksident.

Mund të jesh nisur për diku në avion dhe nuk e përcakton dot rrezikun që mund të ndodhë. Njeriu atë shtëpinë e ka garanci se mendon që do e shesë për tu kuruar, për të shkolluar fëmijët dhe papritur nga babëzia e disa ndërtuesve ato u kthyen në shuka letrash dhe aty kupton që gjithçka që t’i ke siguruar në jetë për 5, 10 vjet gjithë kursimi i jetës tënde që është derdhur në atë shtëpi, befas u mbush me plasaritje si pasojë e një babëzie.

Rudina Dembacaj: A duhet të dënohet dikush?

Blendi Fevziu: Në mënyrë absolute, duhet të dënohet më shumë se sa dikush. Nëse ky shtet do donte të ishte serioz, historia e parë ishin 5 hotelet që u shembën, ishin me letra të parregullta. Shteti është gabim në çdo gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME