Categories Showbiz

“Nuk kam turp të tregoj”, Blerina Balili: Jam martuar 15 vjeçe, sot jam gjyshe, e revoltuar dhe ndaj kryeministrit: Nuk na ndihmoi

Një nga këngëtaret më të dashura labe, Blerina Balili ka qenë e intervistuara e radhës në emisionin Ora Verore, nën autorësinë e moderatorit Ronaldo Sharka.

Për të gjithë fansat dhe publikun që e do dhe mbështet, këngëtarja vendosi të na tregonte më shumë nga jeta e saj personale. Balili u shpreh se është martuar në moshë të vogël dhe është bërë nënë që 15 vjeç. Tani në moshën 41 vjeçarje këngëtarja është bërë gjyshe e një nipi të cilin tha se e do shumë.

Kam dy fëmijë, dy djem. Të madhin e kam të martuar, më ka bërë gjyshe. Kam një nip shumë të bukur. 41 rrumbullak dhe nuk më vjen turp ta them. Unë e them moshën, nuk e kam problem fare. Zoti t’i jep rrudhat, të jep dhe pleqërinë, rininë, bukurinë, mëson njeriu nga këto gjëra në jetë.

Jam martuar që fëmijë, ashtu ikëm dhe në Greqi ishim të detyruar. I linda dhe rrita andej fëmijët. Erdha shumë vonë në Shqipëri. Kam ikur 18 vjeç në Greqi dhe jam kthyer 28. Jam bërë nënë që 15 vjeç dhe gjyshe për herë të parë u bëra 40 vjeç,” tha këngëtarja. Për emisionin e plotë klikoni linkun e mëposhtëm:

Këngëtarja Blerina Balili ka treguara për emisionin Ora Verore se pandemia e koronavirusit i preku të gjithë artistët. Pavarësisht kësaj, Balili tha se kryeministri Rama refuzoi t’i ndihmonte dhe për këtë arsye u shpreh e revoltuar ndaj tij.

“Ne na ka dëmtuar jashtë mase korona dhe shoku Edi Rama nuk na u përgjigje, na u përgjigje shumë ashpër kur të kërkuam dhe ne si gjithë të tjerët. Na the rrini në shtëpi, por kemi dhe ne halle, familje, kupton. Siç ke ti zotëri. Por the ju keni të na jepni dhe neve, jo t’iu japim ne juve.

Përderisa unë paguaj taksa çdo muaj jam brenda rregullave zotëri, kështu që duhet të paguash sepse mora një refuzim shumë të madh. Edi Rama unë të dhashë dhe votën, jo për gjë. S’kisha votuar kurrë. Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa, por për të gjithë, sepse familje dhe hallexhinj jemi të gjithë shoku Edi Rama,” tha këngëtarja.  Për emisionin e plotë klikoni linkun e mëposhtëm:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME