Categories Lajme

“Nuk kemi asnjë partner ndërkombëtar kundër”/ Rama për amnistinë fiskale: Ata kanë rezervat e tyre! Ja çfarë kemi diskutuar me ta

Pavarësisht se diplomatë dhe institucione ndërkombëtare kanë shprehur kritika për nismën e qeverisë për amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama thotë se këto nuk janë qëndrime kundër.

Në një intervistë për emisionin “Now”, Rama deklaroi se partnerët ndërkombëtarë kanë rezervat e tyre, ndaj dhe Shqipëria po punon për adresimin e tyre.

Rama: Ne nuk kemi asnjë institucion ndërkombëtar, dhe asnjë partner ndërkombëtar. Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike.

Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit. Sepse dakord këtë ja kemi bërë veten ne si shumë të mirë që jemi me njëri tjetrin duke e bërë Shqipërinë si vend të drogës. 1% e shqiptarëve që merren me krime në botë, nuk mund të njollosin 99% të popullsisë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME