Categories Lajme

“Nuk mbusheshim dot me frymë”, flasin të moshuarit në azilin e Fierit: Erdhi gjithë tymi brenda…

51 të moshuar në azilin e Fierit kanë shpëtuar shëndosh e mirë këtë të Mërkurë, pas rënies së zjarrit në godinë. 16 prej tyre raportohet se janë dërguar në spital pasi nuk janë ndjerë mirë prej tymit, megjithatë situate është neutralizuar. Gazetarja e Klan News Anila Sefa ka siguruar intervista me dy nga të moshuarit atje, të cilët shpjegojnë se si ndodhi incidenti.

Njëri prej tyre shprehet se një panel elektrik bëri masë, duke theksuar se të gjithë u panikosën momentin e parë.

“Shumë keq, ishim të gjithë brenda. Shyqyr që nuk ra natën! Një panel elektrik bëri masë, shkëndijë dhe u ndezën ca materiale atje mbrapa dhe ka ardhur i gjithë tymi brenda. U bllokuan komplet. Erdhi policia e i nxorrën, dolëm të gjithë jashtë dhe jemi shëndosh e mirë. Asnjë nuk është prekur as sa maja e thoit, kemi shpëtuar shyqyr Zotit. U frikësuan se të frikëson më shumë ajo e bërtitura, gratë andej e burrat këtej.”

Ndërsa një e moshuar tjetër thotë se kjo është hera e parë që ndodh një incident i tillë në shtëpinë e të moshuarve në Fier.

“E pashë tymin, thashë mos është tym i lehtë se gjithmonë bie ajo për një incident të vogël. Bie sirena dhe kur e pashë se po trashej i thashë Ferides, shoqes së dhomës çohu se po mbushet shtëpia me tym. Ikëm avash avash poshtë tek shkallët. Nuk mbusheshim dot me frymë, flaka sa vinte e më lart. Pastaj erdhën e kontribuan të gjithë, u trembëm se s’kishte ndodhur ky incident ndonjëherë. Si këtë radhë s’ka bërë vaki, kam bërë 6 vjet. Shkëndijat elektrike ça s’mund të japin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME