Categories Showbiz

“Nuk mund të besoj kurrë se e kanë kuruar mirë”, Zef Deda i trishtuar për ndarjen nga jeta të Koço Devoles

Aktori i njohur të humorit Zef Deda në një lidhje telefonike për Fax News ka folur i emocionuar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Koço Devole. Deda tha se ishte në dijeni se ai ishte i sëmurë, por kishte shpresë se ai do të mbijetonte, ndërkohë që shtoi se ‘nuk mund të besoj kurrë se e kanë kuruar mirë’.

Madje aktori i humori ka kujtuar edhe një episod ku Devole kohët e fundit u pati thënë se kur po mblidhemi t’ja fillojmë prej fillimi dhe një hreë, pasi ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. “E dija që ishte i sëmurë, por nuk e dita se do të përfundonte kaq shpejt dhe kaq randë. Ta merr mendja se ajo kollë që ka pasur ai ka pasur mundësi me u mbajt gjallë, por erdhi Covid edhe e zuni dhe nuk mund të besoj kurrë që e kanë kuruar mirë.

Megjithatë është se njerziu i dhimbset ma shumë njerzve të shtëpisë, ai është një artist i madh i cili pati mundësi me jetu ma shumë por nuk deshi fat i madh. Shkoftë në paqe shpirti i tij, kjo është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij por edhe për artin shqiptar.

Jemi njohur kur ishim të rinj dhe Koço jepte një kontribut shumë të madh duke shkruar dhe duke interpretuar. Ishte një djal i ri i fuqishëm, ishte aktor i bukur dhe shkruante në mënyrë të jashtëzakonshme. Kudo të estradat ai interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Kam pasur shumë mundësi që të mësoj nga ai. Ai kohët e fundit, pati thënë se kur po mblidhemi t’ja fillojmë prej fillimi dhe një hreë. Sepse ishte në gjendje shumë të mirë.  Koço është një artist i madh i humorit tradicional shqiptar, dhe ishte i updetuar edhe me humorin botëror.”- tha Deda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME