Categories Lajme

Nuk ndalet Kim Jong Un, detaje

Kapiteli i një anijeje peshkimi në Korenë e Veriut u êkzekutua në publik pasi dëgjonte një radio të huaj të ndaluar. Radio Azia e Lirë e financuar nga qeveria e SHBA pretendon se marinari u vra pasi pranoi se kishte dëgjuar transmetimet e tij për më shumë se 15 vjet. Burri rreth të 40-ve, thuhet se merrte valët e huaja ndërsa ishte në det dhe dëgjonte transmetime të lajmeve dhe programe radiofonike. Një burim i tha RFA se kapiteni i anijes, i njohur si Choi, ishte ekzêkutuar nga skuadra e pushkatimit para 100 punëtorëve të tjerë të peshkimit.

Burri, i cili ishte pronar i një flote me mbi 50 anije peshkimi, thuhet se ka rrëfyer pasi një nga anëtarët e ekuipazhit e dorëzoi atë tek autoritetet në një bazë në qytetin port të Chongjin. Një zyrtar në provincën Hamgyong të Veriut pretendoi se Choi kishte filluar të dëgjonte transmetime të huaja kur ishte një operator radioje në ushtri.

Pas largimit nga ushtria, ai vazhdoi zakonin – duke e lënë atë të ekspozuar ndaj akuzave kundër “vijës së partisë”. Baza në fjalë ishte e lidhur me reputacionin e ashtuquajtur Bureau 39, një krah i errët i partisë që siguron valutë të huaj për udhëheqësit e Koresë së Veriut. “Në mes të tetorit, kapiteni i një anijeje peshkimi nga Chongjin u ïkzekutua nga skuadra e pushkatimit, me akuzat se dëgjoi rregullisht Radio Azia e Lirë për një periudhë të gjatë kohore“, tha një burim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME