Categories Bota, Lajme

“Nuk ndihem mirë, jam e zemëruar”, flet gruaja e infektuar që ka 170 ditë e izoluar

Një grua në Itali vijon prej 5 muajsh betejën me koronavirusin. Ajo është Nava Cava, 49 vjecare nga Marche, e cila e mësoi se është e infektuar me Covid më 13 mars dhe prej asaj kohe qëndroi në karantinë për 170 ditë.

Në një prononcim për mediet italiane thotë se nuk ndihet aspak mirë dhe shpreson që makthi të përfundojë ndërkohë që pret ti bëhet trajtimi me plazmë hiperimune.

“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune.

Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, u shpreh 49-vjeçarja.

Një tjetër përjetim i dhimbshëm që përjetoi nga sëmundja është se nuk ia doli të merrte pjesë në funeralin e nënës dhe dasmën e vajzës. Ndërkohë, koronavirusi i kushtoi edhe stresin e humbjes së vendit të punës, por fatmirësisht i është krijuar mundësi për të nisur punë në një supermarket.

“Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atë ditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”, u shpreh Nada.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME