Categories Sport

Nuk përmbahet ish e dashura e Ronaldos: Ai është psikopat dhe gënjeshtar

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard, ka nisur një sulm të fortë ndaj sulmuesit të Juventusit, duke e quajtur atë një gënjeshtar dhe psikopat. Lennard është një njeri i famshëm në Britaninë e Madhe, pasi u shfaq si konkurente atje në “Big Brother”. Ajo shfrytëzoi llogarinë e vet në Twitter, të martën, për t’i shprehur mbështetjen Kathryn Mayorga. Kjo e fundit, sikurse dihet, e akuzon yllin portugez për përdhunim para disa viteve.  Jasmine Lennard shoqërohej me ish-sulmuesin e Manchester United dhe Real Madridit dhjetë vite më parë, por zbuloi se ka komunikuar me CR7 edhe gjatë 18 muajve të fundit. Ronaldo thuhet se ka përdhunuar modelen Kathryn Mayorga në SHBA, sot 34 vjeçe, veprim të cilin akuzohet se e ka kryer nëntë vite më parë në një dhomë hoteli, në Las Vegas.

Dokumentet e zbuluara dëshmojnë se ekipi ligjor i portugezit ra dakord që të paguante 287.000 paund, për të blerë heshtjen e saj karshi hestuesve.  33-vjeçarja Jasmine, ndër të tjera shkroi: “Pas shumë mendimesh, po shkoj te Kathryn Mayorga dhe ekipi i saj ligjor për të ofruar ndihmën time në akuzën e përdhunimit kundër @Cristiano. Unë nuk i konsideroj gënjeshtra ato që ajo thotë. Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar. Kam mesazhe dhe regjistrime, që do të jenë të paçmueshme për Kathryn dhe ekipin e saj ligjor, për të treguar natyrën e tij të vërtetë si njeri”.

Jasmine iu tha ndjekësve të saj në Twitter se Ronaldo ishte një fanatik, që e kontrollonte ngado, në çdo hap që hidhte. Ajo shkroi: “Qindra mesazhe kam prej tij. Dëshmi të epsheve seksuale, që pasqyrojnë më së miri situatën e Mayorgan. Po ta analizosh në thellësi sjelljen e tij, kupton se ka problem serioze të shëndetit mendor. Ai është një gënjeshtar dhe psikopat. Askush nuk do t’i besonte gjërat që unë do të ndaj me publikun, nëse nuk do të kisha prova. Por, fatmirësisht, kam ruajtur gjithçka, sepse jam një vajzë e zgjuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME