Categories Opinion

Shkrimtarja: Shqipëria po boshatiset, politikanët e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre!

Shkrimtarja Ismete Selmanaj Leba pas publikimit të disa statistikave që paraqesin fluksin e shqiptarëve që duan të largohen nga vendi ka reaguar në rrjetet sociale duke analizuar shkaqet. Sipas saj ajo që e ka çuar vendin në një gjendje të tillë është lakmia e politikanëve që bëjnë burim përfitimi pasuritë e Shqipërisë duke zhytur popullin  në një varfëri të plotë. Selmanaj përmend në statusin e saj edhe faktin se për investimet e shkuara keq në vendin tonë, të bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë, askush nuk mban përgjegjësi.

Statusi i plotë i shkrimtares:
“Duan të emigrojnë 52 % e grupmoshës 18 -40 vjeç, 71,2% e grupmoshës 27–30 vjeç, 65% e studentëve dhe deri në 83% e 28-vjeçarëve!!! Edhe punonjësit me rroga 1.000 euro kërkojnë të ikin në emigrim për një jetë më të mirë. Ky është një krim i pallogaritshëm që po i bëhet Shqipërisë. Fajtorët e vetëm janë të gjithë politikanët e 28 viteve të fundit që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre, në një burim fitimi përrallor me tendera nga më absurdët. Duhet te keni dëgjuar për tenderin e palmave përgjatë rrugës së plazhit besoj. Një palmë kushtoi 6000 euro dhe pas një viti ata që i patën blerë me lekët e djersën e shqiptarëve u “kujtuan” që palmat duan klimë më të butë. S’ka problem, i heqim palmat dhe bëjmë një tender tjetër! E kush e mban përgjegjësinë për këtë?
Krimi kundrejt shqiptareve shihet në dritën e diellit tek luksi i shfrenuar ku janë zhytur politikanët dhe soj sorollopi i tyre, tek korrupsioni që e ka mbytur sistemin e drejtësisë deri në atë pikë saqë Komisioni i Lartë i Shtetit po mbetet pa anëtarë sepse janë pothuajse të gjithë të përlyer. Ky krim shihet tek varfëria që është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, tek mungesa totale e sigurisë për të ardhmen, tek dështimi i sistemit arsimor, i sistemit mjekësor, i bastardimit të gjuhës shqipe, i skandaleve me tekstet e librave shkollorë ku shiten për vlera të mëdha tekste vulgare që të vjen zor t’i lexosh…. Lista është e gjatë por po ndaloj këtu. Jam shumë e dëshpëruar të vazhdoj më tej”. /A.D/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME