Categories Lajme

“Nuk po jetojmë dot me plasmasë”, familjarët të sëmurë tregojnë kushtet e vështira

Të moshuarit e Borizanës së njësisë administrative Thumanë tregojnë për “ABC News” se janë të sëmurë dhe se jetesën në kushte të vështira në çadra me plasmasë nuk po e përballojnë dot. Siç tregojnë ata edhe banesat e tyre nuk janë vlerësuar nga ekspertët.

Ditë të vështitra pas tërmetit po kalon dhe familja e Xhemal Majës në Borizanë. Ai tregon se është 80 vjeç dhe i sëmurë e nuk përballon këtë mënyrë jetëse në një baraka të sajuar dhe me një çadër që e kanë izoluar me plasmasë se nuk i mbron aspak nga i ftohti. Ky i moshuar nuk e di nëse shtëpia e tij është e banueshme apo jo, pasi inspektorët nuk kanë shkuar për ta verifikuar.

“Jemi tre familje, kërkojmë një zgjidhje, po qëndrojmë jashtë”, shprehet ai.

Pjesëtare e familjes e moshuara flet për vështirësitë me të cilat po përballet çdo ditë. “Jemi jashtë, po rrimë në të ftohtë”, tha ajo.

Pjesa më e madhe e banorëvë të fshatit Borzanë të njësisë administrative Thumanë që janë dëmtuar nga tërmeti edhe pse kanë kaluar mbi 2 javë nuk janë në vëmendjen e institucioneve./abcnews.al.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME