Categories Lajme

Numri dy i Gazprombank: Do të luftoj për Ukrainën, im atë për pak humbi jetën nën bombardimet ruse

Një drejtues i lartë në një nga bankat më të mëdha private të Rusisë tha se ai ka lënë postin e tij dhe ka ikur në Kiev për të luftuar për Ukrainën.

Igor Volobuev me origjinë ukrainase, zëvendës president Gazprombank, institut bankar ndër më të rëndësishmit në Rusi dhe pronë e gjigantit shtetëror të naftës, njoftoi se ai ishte larguar nga Rusia pasi dëshiron të “shlyejë” të kaluarën e tij ruse.

Në një intervistë me gazetën e pavarur ruse The Insider, Volobuev tha se donte t’i bashkohej mbrojtjes territoriale të Ukrainës pas nisjes së agresionit rus, raportoi The Guardian.

“Nuk mund të isha më në Rusi. Unë jam ukrainas me kombësi, kam lindur në Akhtyrka, nuk mund të vëzhgoja më nga jashtë se çfarë po i bën Rusia atdheut tim. Dëshiroj të qëndroj në Ukrainë deri në fitore. Atdheu im është në rrezik tani, dhe unë nuk mund të bëj një jetë të qetë ndërsa babai im, i cili jeton në Akhtyrka, po vritet, kur po vriten të afërmit, të njohurit, miqtë e mi. Babai im kaloi një muaj në një bodrum të ftohtë, por tani është i sigurt”, tha Volobuev. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME