Categories Turizëm

Numri i pushuesve kosovarë për në Shqipëri përgjysmohet

Frika nga përhapja e pandemisë Covid-19 duket sa ka stepur pushuesit kosovarë, që për destinacion kishin bregdetin Shqiptarë. Numri i pushuesve nga Kosova, qershorin e këtij vit është përgjysmuar krahasuar me atë të një vitit më parë, edhe pse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm për momentin.

Të dhënat e pikës kufitare Vërmicë-Morinë tregojnë se gjatë muajit qershor 2019, mbi 260 mijë kosovarë ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, ndërsa gjatë qershorit të këtij viti mbi 128 mijë. Megjithatë kjo gjë ka ndryshuar në javën e parë të korrikut të këtij viti. Vetëm nga data 1 korriku deri me 5 të këtij viti mbi 26 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa kjo shifër ishte më e vogël gjatë viti 2019, pra janë 24 mijë.

Këtë vit, pandemia e Covid-19 ka ndryshuar destinacionet turistike të kosovarëve. Për dallim nga sezonet e kaluara, kur turistët nga Kosova zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria. Pasi aktualisht Mali i Zi kërkon një test negativ si dëshmi për hyrë në këtë vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME