Categories Lajme

Nxehet deputeti, ‘u çjerr maskat’ kolegëve, i pl.as të gjitha: ju heshtni se javën e kaluar u morët….

Deputeti Myslim Murrizi nuk i ka kursyer kritikat dhe ak.uzat as kësaj radhe në foltoren e Parlamentit. Duke iu referuar deklaratave të ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali e cila tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur, Murrizi tha se po të kishte punë shqiptarët nuk do të kishin ikur drejt Francës dhe Shqipërisë do t’i hapeshin negociatat.

“Sipas ministres jetojmë në një shtet të begatë. Por, po të kishte punë, po të ishte siç thotë ministrja, shqiptarët nuk ishin arratisur drejt rrugëve të Europës. Franca e tha qartë, se arsyeja pse nuk hapin negociatat është se na keni rritur numrin e këtyre hallexhinjve”, tha Murrizi, ndërsa ironizoi edhe vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili rikonfirmoi në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj.

“Javën e kaluar na u morën të gjithë me tërmetin. Unë do doja një gjë më konkrete, për fondet, se ku do të shkojnë. Na tha që keni ulur borxhin publik në 67%. Unë kam parë raporton e KLSh. Nuk e di a keni deklaruar borxhin prej 6 milion eurosh. Bërtisni për një prokuror ndërsa për një tjetër heshtët kur e kaloi vettingun se iu ka përcjellë kasetat. Heshtni se e di që keni një pazar të pashpallur publikisht. Kështu nuk bëhet Reforma në Drejtësi”, u shpreh Murrizi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME