Categories Lajme

“O babi, na gjuajtën bab jam…”/ Zbardhet e vërteta e at.entatit, ja telefonata e fundit e Andi Malokut që zbulon gjithçka rreth tm.errit

Xhaxhai i Andi Maloku, shoferi i automjetit ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoj, ndaj të cilit u bë një at.entat më 1 nëntor, Bashkim Maloku, ka deklaruar për gazetën Shekulli, se shumë prej atyre që thuhen nuk janë të vërteta. Ai thotë se djali ishte vetëm 23 vjeç dhe kishte punuar më herët si kamarier, jo si polic në Krujë. Sipas Malokut, Andi nuk kishte ndonjë njohje të mëparshme me prokurorin Ndoja, thjesht kishte shkuar të punonte aty. “Andi punonte si kamarier dhe më pas mori një lokal me qira. Më pas e pa që nuk e përballonte dot se nuk i paguante qiranë dhe e mbylli. Ishte pa punë, pasi e mbylli lokalin dhe ishte në kërkim të punës”, thotë Bashkim Maloku. Në intervistë, Maloku tregon edhe telefonatën e fundit të Andit. “Andi kishte folur me të atin në telefon dhe i kishte thënë: o babi, na gjuajtën, jam plagosur”.

Xhaxhai shprehet i zhgënjyer edhe me policinë, e cila nuk i la fillimisht të shihnin Andin, pasi kishin blinduar spitalin. Ndërkohë që një ditë më pas nuk kishte asnjë polic në spital. Ai thotë se policia duhej të dilte me deklaratë për shkrimet në media se Andi ka qenë pjesë e policisë. “Policia nuk ngriti postblloqe, por u morën me familjarët, që ishin te spitali për t’i shoqëruar”, thotë ai. “Me drejtësinë jemi të pakënaqur, dhe nga qeveria jemi të pakënaqur, sidomos ne që kemi kontribuar për këtë qeveri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME