Categories Lajme

“O nënë pse më bëre!”/ Gruaja që rrit e vetme 3 fëmijët në pyll

I dhimbshëm është fati i shumë grave shqiptare në vendin tonë, ku dhuna në familje është shndërruar në një fenomen thuajse të zakonshëm.

I tillë është rasti i Florinda Lleshit, i prezantuar ditën e sotme nga gazetarja Anila Hoxha. Në një video dhe shkrimi të shkurtër, Anila arrin të përmbledhë me pak fjalë historinë e dhimbshme të jetës së Florindës 33-vjeçare, e cila jeton e vetme me tre fëmijët në një kasolle të ndërruar me duart e saj, pasi vendosi të braktisë të shoqin dhe t’i japë fund dhunës në familje.

Anila na bën me dije në shkrimin e saj se Florinda edhe ka tentuar të pijë fostoksinë e të vrasë veten pas dhunës së të shoqit, por për fat të mirë, mbijetoi.

Ajo ndau mendjen për të lënë shtëpinë e burrit me të cilin kishte tre fëmijë, pasi ai e qëlloi me sëpatë në kokë dhe ajo as nuk mundi të denonconte dhunën kafshërore.

Por cila është sfida e radhës e Florindës që mallkon të ëmën që e solli në jetë? Këtë na i tregon Anila Hoxha…

“Te lindesh grua …
“Oj nene pse me bere, “. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per te , gruan qe e solli ne jete. Florinda po me con drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare.

Ishte 21 vjece kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire, djale punetor. Por gjjithcka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast, pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne are, kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi ti jepte fund jetes dhe piu fotoksine.
Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi pavaresisht plageve. Florinda u kthye serisht aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re.
Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres.
Perkundrazi, kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithckaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel.
Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhera mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re. URIA.
Kasollen e ka mbuluar anash me batanije dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda. Do te jetoje si njeri. Do qe ti vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj. E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer , quhet Florinda eshte vetem 33 vjece.
Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10 , 8 dhe 6 vjec. Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti takoni, dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per ti cuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte.
p.s , per me shume shikoni videon, Florinda me priti ne rruge sot dhe m’u lut ta shikoja ku jetonte . Trishtim!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME