Categories Lajme

“O shpirt i nënës”, gruaja surprizon Bashën në mes të rrugës: Kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve bir?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në rrugët e njësisë 7 me biznese dhe banorë të kryeqytetit. Gjatë ecjes në këmbë Basha është ndalur nga një grua e cila me një fjalor folkloric nuk i ka kursyer lavdet për kryedemokratin.

Lulzim Basha: Si je? Zonja: Të pastë plaka ty! Kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve bir?

Lulzim Basha: Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë. Zonja: Të gjithë këto hallexhi që nuk u qeshi buza një çik.

Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithë bashkë. Zonja: O shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Atëherë fillon e fiton Shqipëria. Zonja: Të marsha nëna të ligat!

Lulzim Basha: Faleminderit! Zonja: Më ka vd.ekur burri në internim, bir. E kam rritur me gj.ak gocën.

Lulzim Basha: E di! Zonja: Jetoj vetëm.

Lulzim Basha: e di, ditë të bardh s’keni parë. Goca: Një njeri, me një pension është.

Lulzim Basha: Mos u dorëzo! Se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira. Zonja: Ah shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Do jemi të gjithë bashkë, do vijnë ditë më të mira për të gjithë. Goca: 30 vite punë, 100 mijë lekë pension.

Lulzim Basha: Nuk u dalin as për drita, as për ujë, as për ilaçe. Zonja: Na rropën gjakun, na rropën këtë pak gjak që na ka ngel. Goca: Turp e faqja e zezë. Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre. Vetëm për njerëzit nuk mendojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME