Categories Lajme

OBSH paralajmëron Europën; Rrezik për ringjallje të virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nivelet e vaksinimit në Evropë janë ende larg nga ajo që nevojitet për të ndaluar një ringjallje të virusit dhe u bëri thirrje vendeve të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse.

Mbulimi i imunizimit nuk është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Mbulimi 80% i imunizimit të popullsisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje kombeve të shmangin përsëritjen e “gabimit “të verës së kaluar kur masat u liruan para kohe. Kluge paralajmëroi se kontinenti “nuk ishte aspak jashtë rrezikut” në betejën kundër COVID-19 pavarësisht nga një rënie e qëndrueshme e normave të infeksioneve në javët e fundit.

“Me grumbullimet sociale në rritje e, lëvizjen më të madhe të popullsisë dhe festivalet e turnetë sportivë që ndodhin në ditët dhe javët e ardhshme, OBSH në Evropë bën thirrje për kujdes. Nëse vendosni të udhëtoni, bëjeni me përgjegjësi. Jini të vetëdijshëm për rreziqet. Zbatoni arsyen e shëndoshë dhe mos rrezikoni”,  tha kreu evropian i OBSH për Evropën, Hans Kluge një konferencë shtypi.

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë rënë, duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e kufizimeve.

“Ne të gjithë duhet të njohim progresin e bërë në shumicën e vendeve në rajon, duhet gjithashtu të pranojmë se nuk jemi aspak jashtë rrezikut,” shtoi ai.

Kluge tha se i ashtuquajtur variant Delta, që u identifikua për herë të parë në Indi, ishte një çështje shqetësuese. Sipas tij ky variant, “tregon rritje të transmetueshmërisë dhe shumë midis popullatave të prekshme, mbi moshën 60 vjeç, mbeten të pambrojtura”./a2cnn

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME