Categories Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës, 100 tonë ndihma për të prekurit nga tërmeti

4 maune , 4 kamione dhe 3 autobusë mbërritën në Shqipëri të shoqëruara nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ndihmat që u siguruan nga subjektet private që bëjnë pjesë në Odën Ekonomike të Kosovës përbëhen nga 100 tonë ushqime gjysmë të gatshme, produkte higjienike, veshmbathje dhe batanije.

Mes ndihmave të siguruara nga Oda Ekonomike e Kosovës ishte edhe një kuzhinë e lëvizshme dhe 100 vullnetarë me kapacitet për 10 mijë racione ushqimi të ngrohtë në ditë, për 7 ditët e ardhshme. Kjo ndihmë u bë e mundshme edhe falë bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë dhe kërkesës për mbështetje, që kryetarja Ines Muçostepa, u bëri për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Ndihmat e ardhura nga Kosova u dorëzuan në magazinat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe u pritën nga zv.ministri i Mbrojtjes,  Petro Koçi dhe zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë  Belinda Ikonomi. /j.p/Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME