Categories Lajme

OKB: Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë në 10 vjet

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi janë rritur për më shumë se 30 për qind gjatë vitit të kaluar, tha Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Sipas saj, në rritjen e çmimeve kanë kontribuar: ndërprerjet e furnizimeve, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike. FAO tha se çmimet e drithërave janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Çmimi i grurit ishte një nga kontribuuesit kryesorë në këtë situatë, pasi u rrit për 40 për qind në 12 muajt e fundit. Sipas FAO-s, kjo ka ndodhur pasi eksportuesit kryesorë – Kanadaja, Rusia dhe SHBA-ja – kanë pasur korrje të dobëta.

“Kemi pasur vite mjaft të këqija të korrjeve në shumë vende”, tha për BBC-në Peter Batt, ekspert i agrobiznesit në Shkollën Curtin Business në Perth të Australisë

FAO tha se çmimi i vajit bimor u rrit nga rritja e kostos së vajrave të palmës, sojës, lulediellit dhe farave. /REL/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME