Categories Lajme

OKB-ja më pesimiste se BB, ja sa do të rritet ekonomia shqiptare këtë vit

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ashtu si çdo fillim vit, ka publikuar perspektivën dhe situatën ekonomike botërore. Për Shqipërinë, organizmi projekton një rritje ekonomike në 3%, bindshëm nën projeksionet e Bankës Botërore për 2020-ën, të publikuara vetëm një javë më parë.

Madje, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rritja ekonomike do të jetë e njëjtë edhe për vitin e ardhshëm në vendin tonë, sërish larg projeksioneve të Bankës Botërore. Pavarësisht pesimizmit më të madh, projeksionet e OKB për këtë vit flasin për një rritje më të madhe ekonomike se viti paraardhës, që vlerësohet në 2.6% rritje.

Organizata projekton edhe një rimëkëmbje mjaft të lehtë të inflacionit, në vetëm 1.8%, nga 1.5% që vlerësohet viti 2019. Vetëm pak ditë më parë, Instituti i Statistikave raportonte një normë inflacioni në vetëm 1.1% gjatë Dhjetorit, çka sinjalizon një ngadalësim të konsumit dhe ekonomisë së vendit për rrjedhojë.

Edhe në 2021-shin, inflacioni projektohet të rimëkëmbet me ritme mjaft të lehta, në vetëm 2%, nga 3% që është objektivi i Bankës së Shqipërisë. Në raport thuhet se është forcimi i Lekut që ka bërë që inflacioni të mbetet nën kufirin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë./Scan/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME