Categories Lajme

Operacion kërkimi për 5 shkodranë, futën disa burra në pyll dhe…policia jep detajet e para

Në Shkodër eshte finalizuar sot operacioni “S t roke”, për parandalimin dhe g oditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në p.ranga rane 5 shtetas, pasi transportonin disa persona nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Këta shtetas gjatë rrugës po i transportonin shtetasit e huaj, i kanë dh u nuar fizikisht, me qëllim që t’u v idhnin sendet personale.

Policia pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ku si rezultat i të cilit u identifikuan dhe a rrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dh unuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.

Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME